Po fshihen krimet e mëdha për të spostuar vëmendjen tek peshqit e vegjël të diktaturës.
31 dosjet e para
-Edi Kristaq Rama, kryeministër,
djali i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor Kristaq Rama, firmëtar në ekzekutimet e disidencës shqiptare, rasti më flagrant ai i poetit Havzi Nela. Po ashtu nip i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.
###
-Gramoz Kaso Ruçi, kryetar i grupit kuvendor të PS-së.
Ish-sekretar partie e Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH-së së Rrethit të Tepelenës. Ish-ministër i Brendshëm në vrasjet në kufi dhe masakrën e 2 Prillit në Shkodër.
###
-Taulant Kasem Balla, nënkryetar i grupit kuvendor të PS-së.
Babai instruktor i Komitetit të PPSH-së në Librazhd.
###
-Ilir Hamit Beqaj, ministër i Shëndetësisë.
Djali i Hamitit instruktor në KQ të PPSH-së dhe ndihmës i Nexhmije Hoxhës.
###
-Ditmir Sulejman Bushati, ministër i Punëve të Jashtme.
Djali i Sekretarit të Parë të komiteteve të PPSH-së në disa rrethem ku ka ushtruar genocid me persekutimin e shqiptarëve.
###
-Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë.
Nusja e djalit të ministrit të diktaturës, Piro Dodbiba.
###
-Besnik Mit’hat Bare, deputet i PS-së.
Babai i tij ka qenë kryetar dege dhe zëvendësdrejtor i burgjeve. Ka patur një rol të rëndësishëm në masakrat ndaj shqiptarëve.
###
-Blerina Guri Gjylameti (Maçolli), deputete e PS-së.
Nuse e djalit të ish-oficerit e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Robert Gjylameti.
###
-Besnik Rrapo Dervishi, kryetar i Komisionit për Informimin,
i biri i ish-anëtarit të KQ të PPSH-së dhe ministër i përjetshëm.
###
-Vexhi Adem Muçmata, deputet i PS-së,
ish-hetues i diktaturës.
###
-Erion Luan Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Djalë i dy ushtarakëve të regjimit. Familje enveristësh, si nga fisi i vet ashtu edhe nga nëna, fisi Ormënaj.
###
-Fatmir Sazai Xhafaj-instruktor i Komitetit të Rinisë.
Bashkëshortja vajzë e Hymer Berberit, funksionar në disa ambasada.
###
-Blendi Pëllumb Klosi, ministër i Mirëqenies.
Djalë ushtarakësh të regjimit diktatorial.
###
-Ervin Alfred Bushati, deputet i PS-së,
nip i persekutorit me damkë Myftar Tare.
###
-Saimir Bashkim Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme.
Është nip i oficerit të Sigurimit, Mehmet Kapaj, me profesion bari dhensh. Njihen bëmat e tij në vitet 1966-1982 në Tepelenë, Ersekë apo Elbasan në spiunimin e banorëve të zonës dhe persekutimin e tyre.
###
-Bledar Melsed Doracaj, drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile.
Është nip i Hysen Doracajt, kryetar dege në Ministrinë e Punëve të Brendshme në vitet 1975-1986.
###
-Blerina Doracaj (Shtylla), këshilltare e ministres Milena Harito (Shteto). Bashkëshorte e Bledarit.
Është vajzë e oficerit të MPB-së, Ilir Shtylla dhe evidencieres së Sigurimit të Shtetit, Natasha Kamberi.
###
-Bekim Osman Murati, Drejtor i Prefekturave në MPB.
Është djali i ish-Sekretarit të Parë të Dibrës. Për ata që kanë harruar, shoku Osman ka qenë edhe ministër i Tregtisë në kohën e tollonave, në vitet 1982-1990.
###
-Irma Dashamir Bime, drejtore e Arkivit.
Bija e oficerit të Sigurimit të Shtetit, i cili ka qenë zëvendëskryetar e më pas zëvendësdrejtor i Punëve të Brendshme në Tiranë. Si injorant që ishte mbiemrin e shkruante gjithnjë gabim në “Bimi” e jo “Bime”.
###
-Zihni Nazif Bime, shef i Burimeve Njerëzore në MPB, ish-oficer Sigurimi. Xhaxhai i Irma Bimes.
###
-Besnik Shehu, ish-oficer Sigurimi, këshilltar i ministrit Saimir Tahiri.
###
-Valbona Subhi Kaso, drejtoreshë e Përgjithshme në MPB. E bija e oficerit të Sigurimit.
###
-Julia Arqile Done, Drejtoreshë e Përgjithshme në MPB.
Mbesa e Sekretarit të Komitetit të PPSH-së në Tepelenë, Fone Done.
###
-Arben Skëndo, drejtor i SHKB-së në MPB, ish-oficer Sigurimi në katunde.
###
-Fatjola Sokol Lubonja, drejtore në MPB, mbesë e shoferit të Enver Hoxhës Besnik Pullazi.
###
-Loris Frederik Ymeri, drejtor i kabinetit të ministres Milena Harito.
Është djali i drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1990.
###
-Milena Fatos Harito (Shteto), ministre pa ministri. —Është mbesë e anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Qirjako Harito, si dhe në lidhje me familjen Koleka.
###
-Bledar Triumf Çuçi, ministër pa ministri. Është nipi i oficerit famëkeq të Sigurimit të Shtetit, Edip Çuçi.
###
-Endri Përparim Fuga, drejtor komunikimi i Kryeministrit. —-Nip i dy funksionarëve të lartë të regjimit si Myqerem Fuga dhe Iljaz Reka.
###
-Sonila Llambi Gegprifti (Qato), drejtore e përgjithshme, —-vajzë e kandidatit të Byrosë Politike dhe ministër.
###
-Mimi Pjetër Kodheli, ministre e Mbrojtjes. —Babai instruktor në Komitetin Qendror të PPSH-së.
###
-Arian Skënder Kraja, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. —Babai ka qenë hetues në procese politike.
###
-Fatos Iljaz Reka, ambasador në Maqedoni, —-ish-oficer i Sigurimit të Shtetit.
###
Një tjetër firmë e Kristaq Ramës për dënim me vdekje në 6 prillit 1987
Bëhet fjalë për ekzekutimin e një të riu nga Dibra, i ekzekutuar në vitin 1987, pak javë pasi Kristaq Rama kishte filluar detyrën në organin kolegjial të quajtur Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Nuk është vetëm firma për varjen e Havzi Nelës, por në të vërtetë, Kristaqi e filloi me nënshkrimet e 6 prillit 1987, ku pas Ramiz Alisë dhe të tjerëve ka hedhur firmën për ekzekutimin e dy personave, njëri prej të cilëve ishte vetëm 29 vjeç kur do të ekzekutohej.
Më 6 prill 1987, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendoste t’u refuzonte faljen e jetës dy të dënuarve me vendim të formës së prerë, përkatësisht Bujar Jazexhiut dhe Enver Osmanit.
29-vjeçari nga Gjorica e Poshtme e Dibrës, Enver Osmani, akuzohej për “tradhti ndaj atdheut” që në moshën 17-vjeçare. Gjykata Popullore e Dibrës e kishte dënuar më 14 shkurt 1987 me vdekje, vendim i cili ishte ligjëruar dhe kishte marrë formë të prerë nga Gjykata e Lartë më 28 shkurt 1987.
Në Gjykatën e Lartë, seanca ishte drejtuar nga zëvendëskryetarja Eleni Selenica, ndërkohë që nuk ka munguar prania e të përhershmit Fehmi Abdiu në gjykimet e këtij lloji. Veç Enver Osmanit ishin dënuar me këtë proces Rifat Marku dhe Besnik Dema.
Varja e poetit, trupin e ngulën në varr vertikalisht
Më 9 gusht 1988, familjarët e Havzi Nelës kërkonin faljen e jetës dhe anulimin e vendimit për ekzekutim me varje të të afërmit të tij, por Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjesë e së cilit ishte edhe Kristaq Rama nuk e pranoi.
Asnjëherë Havzi Nela nuk bëri kompromis me diktaturën e kasnecët e saj.
Ismail Dida, bashkëvuajtës që nga dita e kthimit nga Prizreni në të njëjtin autoburg, si dhe Mahmut Peposhi, rrëfenin se Havzi Nela ishte në hall edhe në burg, edhe jashtë burgut. Kur ishte në burg, nga fjalët e guximshme që thoshte, nga akuzat e drejtpërdrejta kundër regjimit, shumë të burgosur dyshonin tek Havziu. Edhe ndokush thoshte për të se, mos është i Sigurimit ky që nuk ka hiç frikë. Mos e ka fut Sigurimi që të provokojë të burgosurit e tjerë.
Kur ishte jashtë burgut, të gjithë e shihnin si armik të popullit e të partisë dhe nuk e kishte vendin askund.
Havzi Nela nuk pati të drejtë për një varr. Nuk pati të drejtë të varrosej si gjithë njerëzit e vdekshëm në varr i shtrirë. Atë, policët, varrëmihësit e diktaturës, nuk e shtrinë në varr horizontalisht. Nuk çelën varr për të. Por, e ngulën në gropën e një shtylle vertikalisht. Në gropën e një shtylle që nuk dihej se pse e kishin shkulur. Pasi e shëtitën gjithë ditën e lume nëpër qytet për me tremb njerëzit, në mesnatë, rreth 24 orë pasi ia vunë litarin në qafë dhe pasi e shëtitën, e ngulin në gropën e një shtylle vertikalisht…
5 vite qëndroi në këmbë në varr. Nuk e lejuan të shtrihej e prehej si gjithë të vdekurit…
Pasi iu gjet varri, afër fshatit Kolsh, 3 kilometër larg Kukësit, më 20 gusht 1993, Havzi Nelës iu dha titulli i lartë “Martir i Demokracisë”, nga Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha. Prej asaj kohe, ai prehet në fshatin e tij të lindjes Kollovoz. Por, prehet edhe në kujtimet dhe shpirtin e të dashurës së tij të zemrës, të gruas që e ndoqi kudo e kurdo, të gruas që diktatura synoi ta deformonte nëpër burgje e kampe përqendrimi, prehet në shpirtin e kujtimet e Lavdie Nelës, e cila nuk reshti së treguari e së foluri asnjë çast për burrin e saj, Havzi Nela, për burrin i cili i shkroi dhjetëra e dhjetëra letra dashurie nga qelitë e burgjeve të diktaturës, për burrin që i dha jetë ëndrrave të saj, për burrin që ia varën, që ia morën nga gjiri dhe nuk i lejuan të lindnin as edhe fëmijë…