Rudina Hajdari, deputetja e PD që nuk pranoi të digjte mandatin dhe thotë se do të përfaqësojë demokratët në parlament, është shfaqur këto ditë si një intelektuale që ka studiuar në SHBA dhe përfaqëson “opizitën e re” që do të ndërtojë Edi Rama.
Por për të kuptuar profilin e deputetes dhe njohuritë e saj për politikën mjafton të shihen vetëm videot e pakta kur ka folur. Në ato pak raste që ka marrë fjalën, Hajdari ka zhgënjyer të gjithë ata që besojnë se vajza e re që ka studjuar jashtë
Në këtë video regjistruar në vitin 2017, kur Hajdari foli në çadrën e PD, në një fjalim më pak se dy minuta, ajo bëri 5 gafa që edhe qytetarët që s’kanë lidhje me politikën nuk i bëjnë dhe jo më deputetë.
Gafa 1: Arsimi është një nga gjërat kryesore që duhet të ndalojmë, të rinjtë shqiptarë duhet t’i japim mundësinë që ata të …
Gafa 2: Plani demok…plani i Partisë Demokratike, plani ekonomik i demokraci…pal…politi…demokracisë demokratike është plani më i fortë për sa i përket …
Gafa 3: Do rigjenerojë biznesin, do ngrejë papunësinë sepse bizneset do të kenë më shumë frymë dhe do jenë në gjendje të kemi një ngritje të punësisë…
Gafa 4: Ne do luftojmë fort të kemi një zero tolerancë për sa i përket shëndetësisë…
Gafa 5: Kanë frikë të shkojnë nëpër spitale sepse ato duan të paguajnë dikë për të dalë dhe sidomos për gra, gratë janë të parat që ndeshen me këto probleme sepse duke qenë shtatzënë dhe sjellin dikë në jetë…