Edi Rama e din se qytetarët me revoltën që po bëjnë në gjithë Shqipërinë, siç u bë sot në Durrës, nuk bëhet për interesat e një partie por bëhet për interesat e qytetarëve”, u shpreh ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.
Banorët e Astirit kanë bllokuar sërish rrugën duke protestuar kundër projektit për vijimin e punimeve në Unazën e Re.
Ata kanë bërë thhirrje kundër qeverisë duke kërkuar lirimin e 7 protestuesve që mbahen të ndaluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si dhe anullimin e projektit duke e quajtuar atë si kurruptiv dhe kundër interesave të tyre.
Protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili i bëri thirrje kryeministrit Rama që të largohet duke ofruar zgjidhje politike, pasi sipas tij, do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për fatin e qeverisë.
Balliu akuzoi gjithashtu Ramën se është i lidhur me krimin dhe ai nuk e lejon të trajtopjë problemet e qytetarëve.
“Ju nuk keni problem me krimin, me krimin keni partneritet, ju keni problem me qytetarët sepse ata janë kundër jush. Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. 7 protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë. Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot. Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësisa bëhet vetë-gjyqësia”, deklaroi Balliu.
Ai shtoi më tej se Rama prej 5 muajsh nuk ju jep përgjgije qytetarëve për banesat e tyure, ndërkohë që e akuzoi se ai e bën këtë për ti përfituar vetë 20 milionë euro.
“Prej 5 muajsh jemi këtu në protestë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Si mund të mbahet gjallë një projekt kur e di gjithë bota që është korruptiv, por rrin sepse ka vulën e Edi Ramës për të shtuar 20 milion euro në llogaritë bankare offshore.