Bllokohet Gjykata e Lartë, 31 mijë dosje të regjistruara! Çfarë po ndodh!?

0
164

E ndodhur përballë këtij fluksi dhe me vetëm tre gjyqtarë, pasi pjesa tjetër e trupës është shkarkuar për shkak të vettingut, Gjykata e Lartë ka ngritur shqetësimin se ndodhet në vështirësi dhe se nuk mundet t’i shqyrtojë të gjitha dosjet.

Numri i dosjeve të regjistruara në Gykatën e Lartë vazhdon të shtohet nga dita në ditë.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Gjykata shprehet se u ka dhënë përparësi për shqyrtim vetëm çështjeve më urgjente me natyrë civile, administrative e penale.

Gjykata thotë se vetëm ditën e enjte ka arritur të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla ndërsa thekson se vetëm në tre mujorin e 2019 janë regjistruar për shqyrtim rreth 31 mijë dosje.

“Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit. Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente me natyrë civile, administrative dhe panale. Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e siperpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here