Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdoret politikisht dhe në vend që të luftojë krimin bën proagandë politike në favor të qeverisë.
“Pashë një video të policisë për mitingun e PD-së. Policia është në të drejtën e saj të mbikqyrë tarracën e PS-së, por bën krim të rëndë kur atë video e përcjell në media.
Këtu nuk është për të identifikuar keqbërësit, por për t’ja kundërvënë politikisht opozitën.
E dëgjuat deklaratën e policisë që thoshte Sali Berishën do ta hedhim në gjyq. Berisha në facebook, ka bërë kopacet më të mëdha por edhe zbulimet më të mëdha. Askush sësht kujtuar.
Por, kur Rama tha se duhet të hedhim në gjyq gazetarët, dolën dhe këta.
Rasti i tretë janë ato përgjimet, që krerët e policisë trajtohen si leckë rrugësh, vetëm se duhet t’i shërbejnë alibisë së Edi Ramës.
Ajo që më shqetëson mua është sistemi. Po kalojmë në një polici politike, të cilën Shqipëria e ka parë vetëm në vitet 92-96.
Policia nuk i shërben luftës ndaj krimit dhe bandave, por luftës politike.”