Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në “Opinion” ka mohuar se e ka takuar apo se ka lidhje me ish-prokurorin Petrit Fusha.
“Nuk kam asnjë lidhje. E kam takuar njëherë në celebrimin e djalit. Sot në landfillin e Sharrës nuk punon asnjë djalë nën 18-vjeç dhe këtë ua siguroj”, u shpreh Veliaj.
I vendosur përballë fotos të publikuar në media që në vitin 2016 ku shihet qartë teksa ishte në një tavolinë me ish-prokurorin Fusha, Veliaj u përgjigj se ai në atë kohë nuk ishte prokurori i çështjes “Gjoklaj.”
“Kur e kam takuar nuk ka qënë prokuror i çështjes. Ngjarja e Arditit ndodhi jashtë landfillit të Sharrës”, vijoi kryebashkiaku i Tiranës.
Takimi Veliaj-Fusha në vitin 2016:
Po kush është Petrit Fusha dhe cila është lidhja e tij me çështjen e Ardit Gjoklajt?
Historia e të miturit Ardit Gjoklaj, i cili gjeti vdekjen tragjikisht në landfillin e Sharrës hapi një valë polemikash dhe debati në vitin 2016, kohë kur ndodhi ngjarja. Partia Demokratike akuzoi kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, se kishte ndërhyrë tek prokurori i Tiranës, Petrit Fusha për hetimet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë edhe sot pas 3 vitesh vrasja e Gjoklajt kurrë nuk u hetua. Prokurori Petrit Fusha njihet si personi që ka hetuar para disa vitesh dosjen e Ardit Gjoklajt. Lidhur me çështjen, prokurori nuk ka shpëtuar as nga akuzat e Partisë Demokratike të transmetuara nëpërmjet ish-deputetit Ervin Salianji.
Sipas akuzave të ish-deputetit demokratik, prokurori Petrit Fusha është djali i xhaxhait të Shkëlqim Fushës, pronarit të “Fusha sh.p.k” që ka marrë disa tendera shumë të rëndësishëm në Tiranë dhe vëllai i Sulejman Fushës, i kapur në Spanjë me 75 kg heroinë.
Petrit Fusha u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë më 6 mars teksa ishte në pritje të datës për seancën e Vettingut.
Deklaratat e tij në Opinion: