Në tryezën “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë” Basha bën premtimin e madh….

0
239

Në tryezën me titull “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë” ka folur dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Pas akuzave nga gazetarët se është ndaluar pjesëmarrja e mediave, kamerave dhe gazetarëve në aktivitetet e politikës Basha tha se opozita nuk e ka penguar asnjëherë ndjekjen e aktiviteteve nga mediat.

Ai shtoi se çdo mbledhje apo takim i opozitës, është transmetuar në rrjetet sociale pa ndërprerje nga fillimi deri në fund.

“Në dijeninë time askush nuk ka penguar ndjekjen e aktiviteteve të opozitës, por në qoftë se është kështu, le ta bëj reflektimin sot dhe publikisht para të gjithëve.

Absolutisht, në asnjë aktivitet publik timin si kryetar i opozitës, apo të bashkëpunëtorëve të mi, nuk ka për të pasur asnjë kufizim të pranisë mediatike.

Unë e di se aktivitetet e mia janë transmetuar live në facebook, të plota, pa prerje, nuk është prerë as fillimi, as fundi.

Megjithatë, për t’ju përgjigjur një kërkese konkrete të ngritur sot, po ju them sot se asnjë kufizim nuk do të ketë në asnjë ngjarje politike të Partisë Demokratike, në veçanti timen si kryetar i Partisë Demokratike”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here