Nga Përparim Spahiu.
Mund t’i kishim mjaft borxhe Edi Ramës, por rikthimin e vizave Jo. Tre parti në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët, e parë kjo si mundësia e vetme për kontrollin e krimit të organizuar shqiptar në këtë shtet.
Kjo do të ishte “dhurata” më e madhe që Qeveria kriminale e Rilidjes do t’i bënte shqiptarëve. E thjeshtë të kuptohet, që nëse vende të BE-s diskutojnë rikthim vizash me ne, sa larg jemi me historinë e hapjes së negociatave.
Kujtojmë dhe deklarimet e sinqerta të Schulz kur tha se : “do të duhen edhe nja 20 apo 30 vjet që Shqipëria të plotësojë kushtet ekonomike për pranimin në BE”
Shkaqeve, ju jep përgjigje Deparatamenti Amerikan i Shtetit, ku Shqipërinë, në raportin për vitin 2018, e cilëson si prodhuese të hashashit dhe vend tranzit të drogave të forta.
Tani, se ku hyn opozita në pallavrat e pengimit të hapjes së negociatave, vetëm ministrja e marrëdhënieve me Parlamemtin mund ti recitojë një përgjigje.