“Do goditet kushdo!” Paralajmëron Hoxha: Jemi në gjakmarrje! Që kur Bajrajt u arrestuan…

0
160

Hoxha thotë se grupet kriminale që prej goditjes së grupit të Bajrajve, tashmë kanë hyrë në ciklin e të drejtës zakonore, që është hakmarrja.

Gazetari investigativ Artan Hoxha jep alarmin se ngjarjet kriminale të ditëve të fundit në Shkodër nuk lidhen më me luftën e bandave për pushtet.

“Jemi në ciklin e të drejtës zakonore. Jemi në gjakmarrje. Që kur Bajrajt u arrestuan të gjithë të goditurit janë njerëzit më të afërt të Bajrajve. Që nga ai moment u goditën të gjithë. Jemi në fazën që ngjarja e sotme e paralajmëruar nuk u parandalua. Është rasti i fundit, për mua s’ka më luftë bandash. Tani jemi në gjakmarrje.”-tha Hoxha. 

Ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 2 vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve, Astmer Bilalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here