Kriza politike/ Meidani: Nuk duhet futur fitili në zjarr …

0
183

Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, e ka cilësuar aktin e opozitës e cila dogji mandatet, “in extremis”.

Ish kreu i shtetit e sheh zgjidhjen te dialogu politike, ndaj fton partitë të ulen në tryezën e bisedimeve.

“Teorikisht jam pro për t’u mbledhur kjo klasë politike dhe për ta diskutuar zgjidhjen e krizës. Mirëpo, praktikisht kjo varet nga klasa politike. Ndërsa, për djegien e mandateve nga opozita, mendoj se është vendim in-exremis.  Nuk duhet futur fitili në zjarr. Zgjidhja është në tavolinë. Palët duhet të ulen”, është shprehur ish-presidenti Rexhep Meidani.

Kriza politike/ Meidani: Nuk duhet futur fitili në zjarr ...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here