Moderatorja e njohur Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga jeta profesionale dhe private.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar në Instastory një foto me vëllanë e saj Shpatin, ku e quan veten fanse të tij.
‘Shpati me një fanse’, shkruan moderatorja.
Kujtojmë që Arbana është motra e vetme e dy vëllezërve, ndaj në ato pak herë që moderatorja ka folur për ta, ka treguar se ka një marrëdhënie tejet të ngushtë.