Me datë 31 mars akrepat e orës ‘’do të lëvizin’’ për të shkuar 60 minuta para. Kjo gjë do të bëjë që të kthehet ora verore, e cila do të jetë deri në fund të muajit tetor.
Çka do të thotë se me datë 31 mars 2019, ora 02.00 do të jetë 03.00. Kujtojmë këtu se ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit.
Ora ndërrohet në javën e fundit të tetorit dhe më pas në të dielën e fundit të marsit. Kjo gjë bëhet me qëllimin për të shfrytëzuar sa më mirë energjinë diellore.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Por kohët e fundit është duke u diskutuar gjë kjo të hiqet, pasi psikologët janë shprehur se nuk ndikon mirë tek njeriu.