Shpërthen Berisha: Shqipëria shërben si bazë për organizatat kriminale që veprojnë në SHBA, Europë…

0
130

Ish kreyministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social me akuza të ashpra ndaj qeverisë, pas publikimit të raportit nga DASH.

Statusi:

Damkosje e rende e regjimit te Kakistotracise!

Raporti i DASH:

– Shqiperia qender operacionale e krimit te organizuar nderkombetar.
– Ambient ideal per trafiqet dhe krimin e organizuar.
– Korrupsion nga baza ne krye te qeverisjes, etj etj

Miq, Raporti i Departamentit te Shtetit per vitin 2018 per drogat damkos narkoshtetin e Edvinit qe ka shnderruar Shqiperine ne qender te krimit te organizuar nderkombetar dhe terren ideal per krimin, trafiqet, drogen dhe korrupsionin qe kap majat me te larta te qeverisjes dhe mungese perparimi ne luften kunder larjes se parave te pista.

Ne raport deklarohet se Shqipëria shërben si bazë për organizatat kriminale që veprojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut dhe nje ambient ideal per grupet kriminale.

Me nje fjale, narkoshteti i Edvinit ka shnderruar vendin ne qender operacionale te krimit te organizuar nderkombetar dhe ka krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Pervec ketyre ne raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Si perfundim miq, mbare bota e shikon Shqiperine si vend te rrezikshem per sigurine e vendeve te tjera me krimin e organizuar qe eksporton dhe terrenin ideal qe ajo paraqet per krimin dhe trafiqet.

Ne nuk duhet te kemi asnje iluzion se pa çmontuar narkoshtetin shqiptar rrezik per sigurine e njerezve ne mbare boten do mund te ecim drejt te ardhmes. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here