Nëndrejtori i shkollës, mik i Taulant Ballës grushton dhe tërheq zvarrë nxënësin në orën e mësimit…

0
331

Dhuna ka shpërthyer edhe nëpër shkolla jo vetëm nga mësuesit, por edhe nga drejtuesit e tyre. Rasti më i fundit ka ndodhur në shkollën e Mesme dhe 9-vjeçare në Polis Gostimë të Librazhdit. 

Nëndrejtori i shkollës Polis Gostimë, Artur Terziu ka dhunuar barbarisht në orën e mësimit nxënsin e klasës së 9-të Kejsi Guberi pa asnjë shkak. Nxënësi ka qënë i ulur na bankë duke elxuar librin, ndërsa Terziu e ka qëlluar me grusht dhe e ka tërhequr zvarrë në klasë. Ky veprim ka ngjallur frikë dhe panic tek nxënësit e tjerë, ndërsa nëndrejtori ka vijuar dhunën ndaj nxënësit të pambrojtur.

Nxënësi tregon se është dhunuar pa asnjë shkak nga mësuesi. Ai thotë se ka qënë i uluir në bankë duke lexuar librin dhe nuk ka barë zhurmë.

“Isha ulur në bankë dhe po lexoja librin. Mësuesi erdhi te banka dhë më tërhoqi e më goditi shumë fort. Unë nuk po bëja zhurmë por po lexoja librin. Shkaku i dhunës ishte se gjoja unë po bëja zhurmë, por në të vërtetë unë isha ulur në bankë dhe isha duke lexuar. Më erdhi krejt paparitur dhe më tërohi e më goditi”, tregon nxënësi Kejsi Guberi.

Në shkollë flasin fjalë të mira për nxënësit Kejsi Guberi, si një nxënës i mirë dhe që nuk krijon problem as me mësuesit dhe as me shokët dhe shoqet e shkollës.

Ndërkohë, mësuesi Artur Terziu njihet si problematik me nxënësit. Nuk është rasti i parë që ai ushtron dhunë dhe fyen nxnësëit në orën e mësimit. Ka patur edhe raste të tjera kur ka fyer nxënësit në orën e mësimit. Për këtë ai është bërë problem në Drejtori, por nuk është marrë asnjë masë ndaj tij se e “mbron” Partia që e ka punësuar.

Nëndrejtori i Shkollës, Artur Terziu njihet edhe si një nga miqtë e deputetit të PS, Taulant Balla ndaj hiqet si kapo në shkollë dhe merr guximin të dhunojë nxnësit në orën e mësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here