Situata problematike! ‘Shëndetësia e hallit’ ja çfarë po ndodh me mjekët…

0
165

Situata në Shëndetësi duket më shumë se problematike, dhe për ta vërtetuar këtë mjafton të shikosh numrin e infermierëve, mjekëve por edhe specializantëve që braktisin Shqipërinë për tu punësuar në Gjermani.

I ftuar në emisionin “Kjo javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘Neës 24’, gazetari Erion Skëndaj ka shokuar me numrin e specializantëve që duan të lënë Shqipërinë për të shkuar në Gjermani.

Ai theksoi se ka pyetur specializantët e mjekësisë dhe 8 nga 10 prej tyre shprehen se do të kin në Gjermani, për shkak se këtu nuk shohin shpresë.

Ai tha se më të mirët po ikin për një tjetër specializim në Gjermani dhe shtete të tjera europiane dhe situata duket tejet e rënduar.

“Kam pyetur studentë të mjekësisë në vitin e 5-ë. Tetë nga 10 më kanë thënë se do të ikin në Gjermani. Ky është alarm i madh. Ata ikin në Gjermani për tjetër specializim. Qeveria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për këtë fenomen dhe t’i vërë gishtin kokës”, tha Skëndaj.

Gazetari Skëndaj tha gjithashtu se në Fakultetin e Mjekësisë pranohen specializantë me mesatare të ulët, me 5 ose me 6, ndërsa disa prej specializantëve punojnë roje nate dhe nuk paguhen.

“Ka specializantë që janë pranuar me notë mesatare 5 ose 6. Nga 300 specializantë që pranohen, 50 janë me mesatare 5 dhe 6. Di gjithashtu se ka specializantë që rrinë roje nate dhe nuk paguhen dhe kjo është e tmerrshme”, tha Skëndaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here