Skandalet e Rilindjes nuk kanë të ndalur! Vdisni se nuk kemi lekë për konçesionarin…

0
128

Skandalet e Rilindjes nuk kanë të ndalur. ‘Nisma Thurje’ ka bërë një denoncim ku tregon gjendjen se ku është katandisur shëndetësia shqiptare, dhe e gjitha për faj të keqmenaxhimit dhe PPP-ve të famshme të kësaj qeverie.

3 vjet më par, qeveri vendosi t’i japë me konçension një firme private sterilizimin e pajisje kirurgjikale, a thua se pajisjet kirurgjikale nuk sterilizoheshin më parë në Shqipëri.

Por duke parë shpenzimet e shumta, dhe fitimin e madh të kompanisë konçensionare, Ministria lëshon një urdhër të fshehtë ndaj Drejtorëve të Spitaleve, ku ju kërkon që të mbajnë nën kontroll operacionet.

Ja denoncimi i ‘Nisma Thurje’:

Vdisni se nuk kemi lekë për konçesionarin!

Në vitin 2016 qeveria vendosi ta japë shërbimin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me konçesion ndaj një kompanie të quajtur Sani Service. Edhe pse sterilizimi nuk përbënte problem për kirurgët dhe çdo sallë kirurgjie në vend ishte e pajisur me aparatura sterilizimi, kjo nuk e ndaloi qeverinë të firmoste një kontratë konçesioni e cila parashikon se për çdo operacion Kompania Sani Service do të marrë nga 13.900 deri ne 37.700 lekë të reja.

Deri më sot kompania ka përfituar dhjetëra miliona euro nga ky shërbim, para të cilat do të tepronin për të pajisur me aparate super moderne sterilizimi të gjitha spitalet si edhe të garantohej servisi i tyre përjetë.

Skandali nuk mbaron këtu.

E gjendur sot në vështirësi financiare, apo për shkak të prishjes së pazareve me konçesionarin, qeveria u ka dhënë urdhër verbal gjithë drejtorive spitalore që të mbajnë nën kontroll numrin e operacioneve, kështu shuma që do përfitojë Kompania Sani Service të mos jetë shumë e lartë.

Kjo shkresë i thotë shefit të kirurgjisë Durrës se duhet të shtyjë operacionet e planifikuara nëse numri mujor e tejkalon planin…

Nëse do të kishim prokurori kjo kontratë sot do të ishte e hetuar dhe Ilir Beqaj i dënuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here