“Vazhdon mbjellja e pemëve në Tiranë”… apo jo?!
Rrjeti social është mbushur me MEME dhe postime të ndryshme në fokus të të cilave është kryebashkiaku Veliaj dhe fushata e tij për mbjelljen e … ndërtesave shumëkatëshe.
Në fakt kjo është ajo që realisht po ndodh në Tiranë. U është vënë syri ndërtesave të reja e të vjetra, historike dhe jo historike, që kanë një të përbashkët: ndodhen në zonat më të lakmuara të kryeqytetit.
Plani është shembja e tyre dhe mbjellja e shumëkatësheve ku çmimi dysheme i metrit katror, fillon me 3 mijë euro.
Kuptohet që njerëzit para televizorëve të tyre në shtëpi, shohin të servirura me kujdes nga stafi i bashkisë, kryebashkiakun duke mbjellë pemë.
Pemë në TV po mbillen përditë por gjelbërimi nga ky qytet me Kryetar Bashkie Erjon Veliajn, po zhduket…përditë.