1 prilli i Erjon Veliajt. Nga trami tek pylli orbital…

0
163

Nga Endri Shabani

Dita e pare e Prillit sot. Ishte kohe e bukur dhe thashe me vete “Po marr tramin e Tiranes dhe po shkoj tek pylli orbital”.

Qe kur u bera pjese e 300 mije vendeve te reja te punes, nuk kam patur fare kohe te lire. Por sot thashe “Nami te behet, do e le nje dite punen. Nuk do i marr me vete gjithe ato leke qe kam kursyer nga ulja e taksave”.

Tramin nuk e kam afer me shtepine, keshtuqe eca goxha ne kembe, ama qe kur eshte pastruar ajri i qytetit, ke qejf te ecesh neper qytet.

Ne fakt rruga eshte gjithe peme. Shyqyr qe prej 4 vitesh nuk lejohen ndertime te reja ne Tirane. Pervec dhjetra shkollave te reja qe jane ngritur me taksen e arsimit. Dy prej te cilave vetem ne lagjen time dhe qe na e moren shpirtin, se fillojne nxenesit me britma qe ne 7 te mengjesit dhe ta bejne koken daulle.

Trami eshte mire, por autobuzet elektrik jane permiresuar shume qe kur kryetari ua vuri kembet ne nje kepuce atyre te autobuzeve. Imagjino sikur tani qe vjen vera te mos kishte kondicionere neper autobuze. Tmerr!

Mire ate, po u tregua burre i fjales se tha qe cmimi nuk do rritet, dhe ua vuri kufirin te thana atyre te pangopurve.

Me duket se po dremisja kur mu afrua fatorino. U be kohe qe nuk fle mjaftueshem. Ishim mire kur nuk kishim uje dhe laheshim nje here ne jave. Tani qe vjen uji 24 ore, ndihesh ne faj po nuk u zgjove heret ne mengjes e te besh nje dush para se te shkosh ne pune.

“Bileten” me tha faturino
“Kam karte studenti” – i thashe

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here