Akuza të forta ndaj Ramës: S’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën!!! Protesta ka për të të nxjerrë…

0
138

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ndalet te takimi i kryeministrit Edi Rama sot në Golem.

Përmes një postimi në ‘Facebook”, Boçi ndalet te komentete e Ramës për arsimin.

Ish-deputeti shprehet se përgjegjëse për kushtet e konvikteve nuk është Bashkia e Kavajës, por fondi i përcaktuar nga Qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera, Boçi në postim akuzon Ramën për shkatërrim të Golimit ndërsa nuk lë pa përmendur edhe protestat e opozitës.

Postimi i plotë:

“Sot në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe Arsim profesional!!!

Muaj pa folur për të. Vite pa u kujdesur për të. Me siguri, po ta pyesësh se cila është ministria përgjegjëse e AFP, 100% nuk e di.

Nuk e di, sepse pasi e degdisi sa tek Ministria e Arsimit, (ku duhet të jetë në fakt) sa tek ish-Ministria e mirëqënies sociale, tani e ka futur në një zgëqe a kthinë të fshehur, në megaministrinë e Ekonomisë, Financës e Punës. I lënë krejt pas dore e i harruar, Arsimi profesional nuk është as prioritet e as i financuar. Pjesa në buxhet, dedikuar atij mbetet në shifra simbolike. Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite.

Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës. Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela)

AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu. Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve.

Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës. Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë. Fondi për konviktet, sasia dhe mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria.

Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën.

Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP.

Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi.

Të të shajë dhe kullaxhiu, mister 20%, që betonizoi e vazhdon të betonizojë Tiranën, që kërkon të bëjë kullë duke lëvizur nga vendi dhe Lanën, është kulmi!

Se cili e shkatërroi Golemin përgjatë këtyre viteve, ne e kemi denoncuar me fakte.

Protesta ka për të të nxjerrë kokën dhe nga rëra dhe nga zyra!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here