Dosja 184/ Basha plas “bombën”, ‘zbulon’ deputetin ish-trafikant! Pazaret me Ymer Lalën…

0
146

Në qarkun e Shkodrës ai bëri akuza të forta për deputetin socialist të kësaj zone, Paulin Sterkaj të cilin e quajti trafikant.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj dhe qytetarë të Shkodrës. Ai foli për betejën e nisur nga opozita për të shkëputur lidhjet e qeverisë me krimin.

“Në Dukagjin kemi deputet një ish-trafikant që pastaj është veshur me uniformë policie dhe është kapur pastaj në dosjen 184, duke bërë pazare me Ymer Lalën për të vjedhur bashkinë e Dibrës. Shqipëria e transformuar, Shqipëria e ndryshuar është kjo Shqipëri që do u takojë Elvis Dedëve dhe qindra të rinjve dhe jo Paulin Sterkajve dhe një grushti tjetër kriminelësh që i bëjnë duanë Edi Ramës nga mëngjesi deri në darkë”, – tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here