Ironi e fortë nga Shehu për Cakajn: Sa poshtë i ka rënë “pazari” Diplomacisë Shqiptare!

0
122

Vendimi i ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, se u heq targat diplomatike të gjithë konsujve të nderit të Shqipërisë, është kontestuar nga ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu. Përmes një reagimi në facebook, ironizon duke thënë se targat janë problemi i madh i Diplomacisë. ”Siç duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute të mëdha ndër vite, jane “atrofizuar” kaq shumë, sa aty merren vetëm me tilla “çështje” përfshi dhe “reformën” e madhe të “spastrimit” nga puna të 20 punonjësve, si pasojë e “luftës brenda llojit””,-shkruan Shehu.

Postimi i plotë

Sa poshtë i ka rënë “pazari” Diplomacisë Shqiptare! Dëgjova Zv.Ministrin e Jashtëm, që deklaronte në media, se do tu hiqen targat diplomatike Konsujve të Nderit në Shqipëri. Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacisë sonë, shkaku i humbjes së rolit tonë parësor në Rajon, i ndryshimeve të linjave tona strategjike, i dobësimit të bashkëpunimit me partnerët tanë kryesore, apo i bllokimit të procesit tonë të integrimit prej disa vitesh?

Në fakt ajo është një çështje për të cilën mund të shprehet jo më shumë se Policia Rrugore. Ashtu si janë çështje të Ministrisë së Brendshme: droga, trafiqet, kriminaliteti, “larja” e parave etj, për të cilat po ky Zv.Ministër organizoi një konferencë të tërë shtypi dy ditë më parë.

Siç duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute të mëdha ndër vite, jane “atrofizuar” kaq shumë, sa aty merren vetëm me tilla “çështje” përfshi dhe “reformën” e madhe të “spastrimit” nga puna të 20 punonjësve, si pasojë e “luftës brenda llojit”.

Fatkeqësi kjo se Ministria e Jashtme së pari duhet të shprehi vizionin e saj për çështjet madhore që i përkasin vendit në kompetencë të saj, duke u koncentruar te “rrënjet” e problemeve, në vend që të merret me “gjethet”, apo të krijojë kakofoni me dikasteret e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here