Deputeti i PS-së, ish-prokurori i komunizmit, Spartak Braho ka sulmuar sot shkrimtarin Agron Tufa në lidhje me punën e tij në zbardhjen e krimeve të komunizmit.
Braho kërcënoi se do të kërkonte largimin e tij si drejtor të Institutit të ish të Përndjekurve dhe të Dënuarve Politikë.
Duke folur për SYRI.net, pedagogu Agron Tufa ka rrëfyer disa nga arsyet se pse Braho ka sulmuar atë.
‘Akuzat e Spartak Brahos dhe mllefi i tij, nuk ka asnjë lidhje me institutin. Ne nuk kemi lidhje me asnjë forcë politike, Ne jemi një Institut që kemi mbledhur rreth vetes shumë studiues’, është shprehur Tufa.
Duke folur në lidhje live me studion e SYRI.net, Tufa është shprehur se Instituti i ish-të Përndjekurve ka një mision të shpëtimit të kujtesës të persektuarve të diktuarës.
‘Sjellja e Brahos është një shantazh, një kërcënim sepse pas Brahos fshihet Sigurimi i Shtetit me begraundin e tij.
Nëse më ndodh mua diçka apo familjes time ai do te jetë përgjegjës. Është një kërcënim direkt për mua’, është shprehur Agron Tufa për SYRI.net.
‘Kur kërcënimi vjen nga Spartak Braho pasi e shkuara e tij është me sigurimin. Unë do të vijoj detyrat e mia pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve’, është shprehur Tufa gjatë intervistës së tij.