“Mjaft!” Mediat ndërkombëtare: Është fillimi i fundit i ‘epokës Erdogan’, pas 25 vitesh…

0
165

Mediat prestigjioze ndërkombëtare po raportojnë për mposhtjen e presidentit Rexhep Taip Erdogan përballë Partisë Republikane Popullore.

Humbja më Stamboll dhe Ankara e partisë ‘AK’, në zgjedhjet lokale, po shkakton reagime të shumta në të gjithë botën.

Në mediat e huaja, humbja e partisë së Erdogan po konsiderohet si fillimi i fundit të epokës së presidentit turk.

The Guardian: “A është votimi tronditës turk fillimi i fundit të Erdogan?”

CNN: “Zgjedhjet turke sfidojnë dominimin politik të Erdoganit”

Reuters: “Erdogan paguan çmimin në zgjedhje për rrokullisjen e ekonomisë”

The Independent: “Zgjedhjet në Turqi tregojnë se fuqia e Erdogan më në fund po dobësohet – dhe një yll i ri në politikë ka lindur në Stamboll”

Deutsche Welle: “Fillimi i fundit i ‘epokës Erdogan”

The Washington Post: “Votuesit i çojnë mesazh të qartë Erdoganit – mjaft”

Pas 25 vitesh, që kur Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do i takojë një force opozitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here