Është një ngjarje e planifikuar në detaje.
Redaktori i RTV Ora, gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” komentoi vrasjen e dyfishtë në Shkodër, paraditen e 30 marsit ku humbën jetën vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali.
Sokolaj: Është një ngjarje e planifikuar në detaje. Tregon se pas saj ka një grup shumë të fuqishëm kriminal. Janë përdorur dy armë kallashnikov që sipas ekspertëve që flasin futen tek armët më të fuqishme. Është përdorur një makinë e vjedhur me targa të falsifikuara. Makina rezulton që të jetë vjedhur në dy-tre muajt e fundit dhe në janar të këtij viti është bërë denoncimi zyrtar. Është vjedhur në Shkodër, është përdorur me targa të falsifikuara për t’i shpëtuar pikasjes së policisë që patrullojnë herë pas here. Është një krim perfekt.