20 mijë euro një pasaportë shqiptare…?!!!!!

0
142

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.

Këta persona, duke u prezantuar si investitorë u premtonin qytetarëve të huaj pasaporta.

Ata merrnin shuma prej 20 mijë eurosh, në këmbim të pasaportës shqiptare.

Por nga hetimet është arritur në përfundimin se ata nuk kanë bërë asnjë veprim të tillë, por kanë marrë vetëm paratë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Përshpejtimi’.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Bie në pranga një shtetas arab, i cili në bashkëpunim me dy shtetas shqiptar, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane se mund t’ju siguronin pasaporta të shtetit shqiptar në këmbim të një shume të konsiderueshme në euro.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Përshpejtimi’, arrestoi shtetasin:

T. M., 41 vjeç, lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjëndje të lirë shtetasi E. M., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasia M. M., 49 vjeçe (të dy shtetas shqiptar).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke u kamufluar si investitor dhe partner për investime në Shqipëri, u premtonin shtetasve të huaj me kombësi egjiptiane të cilët shfaqnin interes se mund t’ju siguronin atyre pasaporta të shtetit shqiptar për shuma që varionin mbi 20 000 euro.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe është provuar se shtetasit e lartpërmendur ndërmjet një zyre binjakëzimi midis Emirateve të Bashkuara dhe Tiranës, ju kanë marrë disa shtetasve shuma të konsiderueshme në euro duke ju premtuar leje qëndrimi dhe pasaporta shqiptare (por që nuk kanë bërë të mundur dot as aplikimin për dokument të tillë si pasaporta dhe leja e qëndrimit për shkak të rregullave dhe dokumentave strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit).

Në cilësin e provës materiale janë sekuestruar:

– Zyra në Tiranë e shtetasit të arrestuar arab;

– Tre njësi kompjuterash të ndryshëm;

– Një aparat celular;

– Dokumenta të ndryshme.

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale ‘Mashtrim’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mospagim i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here