Rezart Veleshnja, aktori i njohur i “Portokalli” ka publikuar një tjetër video ku shihet se imiton zëvendës kryeministrin Erion Braçe. Teksa ky i fundit feston sot 47-vjetorin e lindjes, Veleshnja i ka bërë një urim të veçantë me anë të një postimi në Instagram, së bashku me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.
“Atëherë sot zëvendës kryeministri ka ditëlindjen. Zoti zëvendës kryeministër, cila ishte dhurata më e mirë që keni marrë?”– dëgjohet teksa Veliu i drejtohet aktorit të humorit.
“Atëherë dhuarata më e mirë është fakti që u bëra zv.kryeministër. Shpresoj që viti tjetër të më kapi kryeministër, apo s’ndodh kështu?! Hahahaha”– përgjigjet Veleshnja brenda rolit si z.Braçe.