Baba Taku sulmon Ramën: Po bën punën e ballistëve…

0
157

Spartak Braho ka fshikulluar sot kryeministrin se në këtë vit të 75 vjetorit të çlirimit, ai ka përqafuar filozofinë e kolaboracionistëve.

Gjatë një interviste për gazetën DITA, Braho i cili është përfshirë në një polemikë me shkrimtarin Agron Tufa ka thënë: “kam dalë kundër aktit të kryeministrit Edi Rama për të nderuar kryekolaboracionistin Mit’hat Frashëri disa muaj më parë.

Gjej rastin të shpreh sërish pakënaqësinë me sjelljen e Kryeministrit në qëndrimin që po mban në këtë vit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të atdheut. Nuk shikoj asnjë shenjë reflektimi nga qeveria, nuk shikoj asnjë program”.

Përpos varrimit me nderime të kreut të Ballit Kombëtar, deputeti socialist, është shprehur edhe kundër hapjes së muzeve me bunkerë, që kanë shpërthyer në Tiranë në kohën e qeverisjes së majtë.

“Unë kam dalë hapur kundër projekteve të kësaj natyre… ” ka thënë ai, duke shtuar: “Partisë Socialiste mund t’i kushtojë kjo neglizhencë… ”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here