Sipas njoftimeve të para mësohet se me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale.
Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në Maqedoninë e Veriut, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.
Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.
Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dal me detaje. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.