Gjosha flet ashpër ndaj Ramës: Urrejtjen që ky njeri mund të ketë për një nënë…

0
133

Ish-deputetja e LSI-së dhe kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, përmes një postimi në facebook, dënon qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për kryetaren e Bashkisë së Prrenjasit. Miranda Rira, pak ditë më parë u bë nënë për herë të dytë dhe sot gjatë një takimi me qytetarët, Rama tha se Rira do të ketë kohë të pushojë pas qershorit. Gjosha nënvizon se Rama nga etja për pushtet nuk di të respektojë një grua, por i kujton se shqiptarët do ta largojnë që para qershorit.

Postimi i plotë

Fjalët e Kryeministrit sot në Prrenjas për kryetaren e bashkisë, e cila sapo ka lindur fëmijën e dytë, tregojnë qartë urrejtjen që ky njeri mund të ketë për një nënë që është bekuar me një fëmijë!

E kuptoj që Kryeministri nuk e ka idenë se cfarë do të thotë të rrisësh një fëmijë, madje nuk pretendoj që as të kuptoj sakrificën e një nëne për t’iu dedikuar punës njësoj si fëmijës së saj. Është normale të sillesh në këtë mënyrë kur mendja është e pushtuar vetëm nga karrigia dhe etja për pushtet.

E rikujtoj Kryeministrin se nuk do të ketë kohë deri në qershor për t’u kujdesur për Mirandën dhe fëmijën e saj, sepse shqiptarët do të kujdesen që ai ta dorëzoj postin shumë më përpara se sa qershori! Kështu do t’i japin kohë të mjaftueshme që në vend të pushtetit, të filloj të mësoj të respektoj gratë shqiptare dhe fëmijët e tyre!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here