I Sëmuri i Tiranës: Parlamenti pa opozitën, shumë më normal se me opozitë brenda…

0
133

Një shprehje që do ta kishte zili edhe Kim Jong Un doli nga haleja e të Sëmurit që drejton sot vendin. Në një takim në Librazhd ku kishte rreshtuar në krah të gjithë administratën dhe nxënësit e shkollave, Rama deklaroi se “një Parlament pa opozitën është shumë herë më normal se një Parlament me opozitën Brenda”.
Kjo është gjuha e një diktatoruci për të cilin sistemi demokratik tani duhet të zëvendësohet me partinë-shtet ashtu sikurse ishte edhe para vitit 1990.
Parlamentet pa opozitë ka vetëm në diktaturat komuniste si ajo e Koresë së Veriut ku ligjet votohen me 100% të votave njësoj sikurse Rama e ka sot, por megjithtë Kim Jongu nuk ka dalë publish të thotë se një Parlament pa opozitën është më i mirë se me opozitën brenda.
Edhe në Rusi ku opozuta nuk ekziston në Parlament dhe është e emëruar nga Putini megjithatë nuk deklarohet nga Presidenti i atij vendi se i duhet një Parlament pa opozitën.
Rama vazhdon turin e tij me takimet me qytetarët e bashkvie të ndryshme dhe gjatë ditës së sotme ka ndaluar në Rrajcë në kuadër të prezantimit të projektit të ujit.
Ky prezantim nuk është pritur edhe aq mirë nga banorët e zonës. Edhe sot ai është pritur me protesta duke bllokuar rrugën hyrëse.
Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit, por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet ne qarkullim.
Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

Kryeministri Rama teksa ka qenë sot në zonën e Rrajcës në Prrenjas, si në çd takim të tijin nuk ka kursyer as ironinë dhe batutat edhe ndaj kryebashkiakes së LSI-së për Bashkinë e Prrenjasit, Miranda Rira. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në takimin e Ramës për fshatrat turistikë, pasi vetëm dy ditë më parë është bërë nënë.
Duke e uruar për lindjen e fëmijës së saj, Rama ka këmbëngulur që pas 30 Qershorit, Prrenjasi do të drejtohet nga PS, ndërsa shtoi “do t’i japim kohë Mirandës të merret më shumë me fëmijën”, duke iu referuar kështu zgjedhjeve lokale.
“I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”,tha Rama në fjalën e tij.
Miranda Rira prej disa muajsh tashmë është në një betejë të japur me qeverinë socialiste, për shkak se i është bllokuar buxheti i Bashkisë, duke qenë se këshilltarët e majtë i kanë dalë kundër.
“Kjo është një lojë politike, është diçka që është bërë qëllimisht. Taulant Balla e quan Prrenjasin si bastionin e vet, don të zhvillojë bizneset e veta dhe kjo është arsyeja se përse është krijuar kjo situatë.
Ky është një urdhër nga deputeti që deri në zgjedhje të pengohet me çdo kusht puna e kryetarit të bashkisë. Kemi thirrur mbledhje të vazhdueshme, por në asnjërën prej tyre nuk kanë ardhur anëtarët e majtë, pasi nxjerrin shpesh justifikime të pakuptimta për mungesën”, deklaroi Rira pak kohë më parë në Fax News për këtë çështje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here