“Ranë për t’u bërë të pavdekshëm!” Berisha: 2 Prilli dita e heronjve të Votës së Lirë!

0
157

Nga Sali Berisha:

2 Prilli dita e heronjve te Votes se Lire!

Te dashur miq, sot Shkodra dhe mbare Shqiperia perulen me nderimin me te thelle para vepres se pavdekshme te martireve te 2 prrillit 1991, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes, te cilet 28 vite me pare rane per tu bere te pavdekshem ne protesten e tyre per voten e lire.

Me 2 prill te vitit 1991 Ramiz Alia dhe klika e bllokmeneve hoxhist pergjaken me nje masaker te vertet Shkodren, bastionin e antikomunizmit ne Shqiperi dhe ne Europe me gjakun e pafajshem te qytetareve te saj.

Ne kete masaker rane per tu bere te pavdekshem anetari i kryesise se Partise Demokratike Arben Broci dhe te rinjte veprimtare te PD, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka si dhe u plagosen mbi 87 qytetare te pafajshem.

Pas grabitjes se zgjedhjeve te 31 marsit, si per te festuar fitoren e vjedhur me gjakun dhe jetet e te rinjve demokrate, fallangat e krimit te diktatorit te fundit komunist hapen me bresheri zjarr ndaj protestuesve paqesor dhe kryen ne Shkoder nje kasaphane te vertet.

Sot pas 28 viteve perseri ne demokratet dhe te gjithe shqiptaret qe besojne ne lirine dhe vlerat e saj protestojme kunder pasardhesve te bllokmeneve hoxhiste, neobllokmenit Edvin Kristaq Rama, armikut me te eger pas Enver Hoxhes te votes se lire te shqiptareve dhe luftojme per te njejtat ideale per te cilat flijuan jeten martiret e Shkodres.

Prandaj dhe kjo dite, idealet dhe sakrifica sublime te martireve te 2 prillit jane nje kushtrim per çdo shqiptar qe i beson votes se lirise te vazhdojme pa u lekundur te gatshem per çdo sakrifice per te permbysur narkoshtetin e Edvin Kristaq Rames dhe regjimin e tij te kakistokracise dhe rikthyer shqiptareve voten e lire, si kushti me themelor per te patur nje te ardhme qe meritojne
Nderim perjete martirve te 2 prillit! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here