Invalidi nuk u ndahet protestave! Rama s’të kam frikë, dhe pse më hoqe kafshatën e gojës…

0
115

Në protestën e opozitës që po zhvillohet aktualisht janë të shumtë ata që kanë mesazhe të drejtpërdrejta për kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij.

Me pankartën në dorë ku shkruhet: “Paqe,Kërkojmë zgjedhje të parakohshme” Gjergj Çuni, invalidi i cili është kthyer tashmë në ‘simbolin’ e protestës së opozitës, shprehet se janë zyrtarët e Ramës ata që i kanë hequr kafshatën e bukës.

“Ju njohim dhe sa qime keni,kush është me ne dhe kush nuk është. Nuk e duam Edi Ramën, as mafian e Edi Ramës, as zyrtarët e Edi Ramës që më kanë hequr mua dhe shumë shokëve të tjerë kafshatën e bukës. Para, mos kini frikë. Nuk kemi frikë për të kërkuar të drejtat tona.” shprehet Çuni, të cilit prej disa muajsh i kanë hequr pensionin i cili i takon me ligj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here