‘Nga strofulla e tij e krimit’. Reagim i fortë i Berishës: Një thirrje luftë nga Edvin Kristaq Xhelati!

0
129

Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Rama, i cili u shpreh se do të çonte për skrap logot e partive opozitare, PD dhe LSI.

Berisha shkruan se, kjo është një thirrje lufte nga Rama.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Nje thirrje lufte nga Edvin Kristaq Xhelati!

Skizofereni, bir xhelati beson se do shnderroje ne skrap logon e PD!

Te dashur miq, sot bastardi i xhalatit te poetit disident Havzi Nela, skizoidi Edvin Kristaq Rama deklaroi para shqiptareve nga strofulla e tij e krimit se ai do shnderroje ne skrap logon e Partise Demokratike.

Me kete deklarate paranojake te llojit te babait te tij shpirteror, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, Enver Hoxhes, Edvin Urrejtja ka ftuar ne lufte per jete a vdekje, çdo qytetar te ketij vendi, per te cilet liria dhe dinjiteti i fituar ne liri jane te vlefshme per çdo sakrifice.

Deklarata e ketij bastardi te xhelateve te diktatures se do te shnderroje ne skrap logon e Partise Demokratike, partise qe permbysi pushtetin e Enverit, Spiros, Kristaqit, eterve te tij barbare, partise qe vendosi pluralizmin politik, qe ndau epokat dhe vendosi sistemin demokratik dhe ekonomine e tregut, qe anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe NATO, qe firmosi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian dhe mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, eshte thirrje kushtrim lufte per çdo qytetar, per te shnderruar sa me pare e me te gjitha mjetet ne kalbesire te historise skizofrenin hakmarres, qe shfryn me urrejtje kafshe te terbuar per pushtetin e humbur te eterve te tij mizor.

Deklarata paranojake e te birit te Kristaq Xhelatit se do shnderroje ne skrap logon e Parise Demokratike, partise qe javen e pare te themelimit te saj do shpallte yllin e saj polar ceshtjen kombetare, te shitur nga eterit e tij e tij tradhetar, do te vendoste me sukses ne krye te axhendes se saj nderkombetarizimin e çeshtjes se Kosoves dhe shqiptareve ne trevat e tjera, do arrinte te miratonte rezoluta ne samite nderkombetare qe sanksiononin te drejten e shqiptareve te Kosoves per vetvendosje dhe do te jepte kontribut te pazevendesueshem ne Pavaresine e Kosoves dhe njohjet e saj, eshte kushtrim ftese per te gjitha ata qe ndjehen shqiptar per t’u ngritur dhe shnderruar me çdo kusht dhe me çdo çmim ne ngordhesire te historise Zografin e dyte, qe per karrigen e tij kerkon te tregetoje me territore shqiptare dhe qe ne keto perjekje te tradhetise se larte kombetare shef tek Partia Demokratike, se bashku me qarqet e huaj albanofobe, pengese e pakapercyeshme.

Koha nuk pret. Ne kembe te gjithe t’i tregojme ketij bastardi dhe vasaleve te tij koshin e funderrinave qe meritojne!”.

“I kemi mundur dhe ju bashkë me ata, ju kemi mundur, do ju mundim prapë dhe do ju mundim më thellë. Bëni mirë të ndaheni një orë e më para nga ta jo thjesht kush është brenda, kush është jashtë por t’i jepni Shqipërisë një zgjidhje tjetër që të ketë një mundësi tjetër se ato dy sigla ne do i çojmë për skrap. Kaq po ju them”, deklaroi sot Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here