Ngriva-shkriva…!!! Zgjedhjet, zgjidhja e vetme e krizës politike në vend…

0
153

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cilëson qesharake deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Librazhd ndaj opozitës.

“Unë mendoj se shfaqja e tij si imitues i Duçes dhe si lajmëtar i “shkrirjes së opozitës” është qesharake”, shkruan Manjani.

Statusi i plotë i Manjanit:

Ngriva-shkriva…

Disa e shohin të rrezikshëm “frymëzimin” anti-demokratik të Ramës në Librazhd dje.

Unë mendoj se shfaqja e Tij si imitues i Duçes dhe si lajmëtar i “shkrirjes së opozitës” është qesharake.

Së pari duhet të kuptojmë se ai me të veten është fushatë elektorale. Në fushata ka fazën që bën thirrje policëve dhe punonjësve të shtetit të bëjnë vota. Ndaj nuk merret seriozisht.

Së dyti, ai nuk e ka në dorë opozitën e as opozitarët, të cilët janë më shumë sesa ata që e pëlqejnë dhe e votojnë. Këtë Ai e di shumë mirë, prandaj dhe sajon histori me shkrirje, për ti folur vetes me zë të lartë… Por puna është se as ata që janë në miting nuk e besojnë.

Së treti, i ka humbur llogjika në arsyetim. Nëse opozita është “shkrirë”, si e bllokon integrimin? Po Reformën e tij të drejtësisë si e pengon? Ashtu e shkrirë?!!!

A është shkrirë apo jo?!

Ndaj them edhe njëherë: zgjidhja e krizës politike në vend janë vetëm zgjedhjet.

Ato e vendosin kush ngrin e kush shkrin.

Loja ngriva-shkriva e kalamajve të (pa)rritur që bëjnë politike është bajate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here