Pjesë e mafias kalabreze. Zbardhen përgjimet/ Ministri kosovar, udhëtime private me…

0
151

Sipas investigimit të bërë nga “RAI”, Vadala, i cili është pjesë e mafias kalabreze ka udhëtuar në avionin e një ministri nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

Televizioni RAI ka publikuar një investigim që ka bërë në lidhje me mafiozin italian, Antonino Vadala, i njohur për lidhjet e tij mëe klanin “Ndrangheta”. Në telefonin e Vadalas janë zbuluar biseda, mesazhe ku flitej për udhëtime me një ministër nga Kosova. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i ministrit për të cilin bëhet fjalë.

Gazetarja italiane, Maria Grazia Mazzola, e cila ka drejtuar investigimin shkruan se në lidhje me mafiozin Italian janë të implikuar edhe politikanë të lartë nga Sllovakia përfshirë këtu edhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

Madje sipas Mazzola-s, e dashura e Antoninos, Maria Trooskova u punësua në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish-kryeministrit Fico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here