Genc Sejko ka goditur sërish diten e djeshme me një postim që i referohej masakrës së 2 Prillit 1991, kohë në të cilën Ministër i Brendshëm ishte kreu aktual i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Sejko ka publikuar një urdhër të lëshuar nga Ruçi, pikërisht ditën e masakrës, ku u bëntë thirrje policisë të godiste qytetarët që protestonin për liri dhe demokraci.
“Goditni ashpër, qysh në fillimet e grumbullimeve….zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur…”, u shkruante ndër të tjera ish-ministri i brendshëm Gramoz Ruçi forcave të diktaturës, të cilët më vonë vranë 4 djem të rinj në qytetin e Shkodrës.
Pikërisht këtë urdhër të kohës ka zgjedhur Genc Sejko, i cili shkruan me ironi në postimin e tij:
Dhe drejtësia u “bë”. Gramoz Ruçaj, është sot Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë!