Pas ftesës së kryeministrit Rama, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në rrjetin social facebook me kritika të ashpra. E papranueshme shprehet Manjani, vendi ka nevojë për një parlament pluralist.
Statusi:
Reformë zgjedhore pa Parlament pluralist nuk mund të ketë!
Ligjërimi i Ramës që fton opozitën “të bëjë reformë zgjedhore”, dhe pastaj Ai ta miratojë me parlamentin monist, është thellësisht e PAPRANUESHME!
Të paktën për mua është e tillë, nuk e di për Opozitën.
I përkas mendimit se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, ku sistemi zgjedhor është i pari që duhet ndryshuar.
Jo më Kodi, por i gjithë sistemi zgjedhor duhet ndryshuar.
Por në radhë të parë, vendit i duhet një parlament pluralist. Kjo është detyra numër një e politikës. Të tjerat vijnë pastaj.
Sa për të ndërtuar një Parlament pluralist ky Kod Zgjedhor është i mjaftueshëm. Prekja në mënyrë të njëanshme e tij do shënonte fillimin e një përplasje të rrezikshme!
Ndaj ka vetëm një shërbim ndaj shtetit, publikut dhe demokracisë në vend:
Kryeministri të caktojë datën se kur i do zgjedhjet politike parlamentare. Kaq! Të tjerat janë kot!