I ftuar në “Open” në Top-Channel, gazetari i njohur nga Kosova Berat Buzhala deklaroi se në Shqipëri kemi të bëjmë me një shtet mafioz.
Sipas tij, në një qeveri ku ministrat akuzohen për lidhje me bandat e drogës dhe ku ka kryebashkiakë që blejnë vota me kriminelë, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me një shtet normal.
“Kur dëgjoj një ministër si pjesë e bandave të drogës, kur dëgjoj kryebashkiakun që blen vota me elementë kriminalë të certifikuar, mund të themi se ky është shtet mafioz”, deklaroi Buzhala.