I mirënjohuri, Bujar Kapaexhiu, nuk ka munguar që ta “analizojë” me anë të karikaturës së tij të radhës në “Mapo”, fjalimin e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dy ditë më parë në parlament nëpërmjet të cilit goditi arrogancën e Edi Ramës, si dhe u bëri thirrje socialistëve që të rikthehen në shtratin tradicional të parimeve të tyre. Ky fjalim u komentua nga shumë analistë, edhe si një zgjim brenda Partisë Socialiste për të shpëtuar këtë forcë politike, nga uzurpimi që i ka bërë asaj klani i “Rilidjes”. Në këtë karikaturë shfaqet Ditmir Bushati duke sharruar dorën e Edi Ramës, të cilën e përdor si një grusht jo vetëm kundër opozitës, por kujtdo që mendon ndryshe nga ai.