Rama e ka tmerr Kukësin, ka histori të vjetra me ne. Le ta sjellë Safetin…Çfarë fshihet pas kësaj?!

0
165

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Kukës është pritur me protesta nga përkrahës të PD-së të cilët janë shprehur se ai nuk është i mirëpritur në qytetin verilindor.

Një nga protestuesi është shprehur:

Sot janë të gjithë qytetarët, jo thjesht ata të Partisë Demokratike por çdo qytetar që ndjehet i vjedhur, i varfëruar dhe i fyer nga kryeministri i krimit zoti Edvin Rama.

Zoti Edvin Rama Kukësin e ka tmerr dhe ka të drejtë që e ka, sepse me Kukësin ka histori të vjetra, duke filluar që me historinë e babait të tij në vitin 1988 i cili vari në mes të Kukësit poetin e madh Avzi Nela“.

Gjithashtu protestuesit janë të bindur që PS nuk do e marrë dot bashkinë e Kukësit dhe pse kryeministri e ka përmendur disa herë që do marrë dhe bashkitë e djathta në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka një histori të gjatë humbjesh me Kukësin, sepse nuk mund ta fitojë Kukësin me vota të blera. Jo Safetin, por le të marrë të gjithë Safetat nuk fiton. Do ketë humbjen më të madhe në Kukës, ai nuk meriton të shkelë në Kukës”.

Protestuesit më herët u mblodhën në Urën e Kukësit ku do ti bllokonin rrugën Edi Ramës, por ky i fundit arriti në destinacion me helikopter. U raportua që pati dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here