“Deputet plastmasi” dy fjalë për Murrizin! Bylykbashi tregon mashtrimin e Ramës…

0
119

Vetëm dy ditë më parë deputeti, Myslim Murrizi, i cili zgjodhi të mas i bashkohet qëndrimit politik të PD-së për djegien e mandateve ka sulmuar me një fjalor rruge ish-kolegun e tij Oerd Bylykbashi. Por nuk e ka vonuar kundërpërgjigjja e këtij të fundit, nëpërmjet një interviste për Panorama, duke e cilësuar sërish Murrizin,  “deputet plastmasi”. Ky debat-sherr virtual, ka nisur menjëherë pas deklarimeve të Damian Gjiknurit për çështjen e Reformës Zgjedhore.

“Nuk e kam gabim, është pikërisht kështu “zgjeforme redhore”, sepse është një rrëmujë e vërtetë ajo që propozojnë socialistët dhe kakofonia dhe idetë konfuze e pa bosht të ndonjë deputeti sere me plastmasë, apo që është çelur në inkubator me ndriçim dhe ngrohje artificiale. Pjesa më gallatë janë propozimet që dalin nga serat e plastmasit apo inkubatorët. As që u griset plastmasi i serës apo kriset xhami i inkubatorit për standardet e procesit zgjedhor. Nuk duan asgjë më pak se ndryshime sistemi. Think big (si perëndimor) ose kërko 100 të marrësh 50 (si në pazar perimesh sere) kanë mësuar në shkollat respektive. Njëri ia këput gozhdës, tjetra gozhdës tjetër”, sqaron me ironi Bylykbashi.

Ish-deputeti i PD-së gjithashtu ka thënë se maxhoranca nuk e do Reformën Zgjedhore dhe kujton, se si socialistët e sabotuan këtë reformë dy herë në Parlament. Sipas ish-kryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, reforma që socialistët kërkojnë të bëjnë është asgjë më shumë sesa një truk në sytë e ndërkombëtarëve.

“Maxhoranca kishte mundësinë të mos e sabotonte, siç bëri në tetor dhe në dhjetor. Ne po punonin drejt një konkluzioni teknik, dy herë solli drafte të njëanshme duke shkatërruar vullnetin politik. Hoqi shanset për një marrëveshje. Socialistët e kanë nga halli, sepse e shohin se si e gjitha po u shkon për dreq përmes gishtërinjve dhe bëjnë disa propozime për amendamente, ýqë siç e thonë vetë, nuk mund të prekin problemet kryesore: shitblerja e votës (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administratën publike dhe abuzimi me burimet shtetërore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themelore, lirisë dhe sekretit të votës (rekomandimi prioritar 8).

Pra, çfarë reforme do ishte po të mos trajtonte këto? Asgjë tjetër vetëm si një seancë te salloni i bukurisë te lagjja, para se të shkosh në takim me ndërkombëtarët në takimin e qershorit.ý Pak krehje flokësh, pak truk aty-këtu që stonon në kombinimin perfekt me ngjyrën e getave dhe takat e këpucëve”, deklaron në këtë intervistë Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here