Ish- Kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital shkruan sot se Edi Rama është hakmarrë ndaj kuksianëve, që e pritën dje me protestë. Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha në Facebook, prej ditës së djeshme qyteti i Kukësit dhe fshatrat përreth, janë pa energji elektrike.
“Kryeministri Narko shtetit urdhëron ndërprerjen e energjise elektrike për Kukësin e fshatrat për rreth për hakmarrje”– shkruan Berisha, duke cituar denoncimin e një banori.
Mesazhi i plotë i Berishës:
Edvin Kristaq Urrejtësi hakmerret ndaj Kukesit që e përcolli me bisht nën shalë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Mirembrëma Z Berisha . Kryeministri Narko shtetit urdhëron ndërprerjen e energjisë elektrike për Kukësin e fshatrat për rreth për hakmarrje vetëm për hakmarrje. Merr shembull Maduron në Venezuelë. Nga fshati Shtiqën Kukës.