‘Konferencë për shtyp nga zyra e Skëndërbeut’

0
163

Nga Ilir Demaliaj

Konferencë për shtyp nga zyra e Skëndërbeut.

Sipas burimeve të oborrit mbretëror-kryeministror Rilindas, mësohet se shumë shpejt, do të dalë për një konferencë shtypi Vojsava.

Sipas burimeve të afërta brenda oborrit, Skëndërbeu Rilindjes, nuk është në gjendje të mirë. . .

Por edhe pse alucinacionet, ankthet, paranoja, po e përkeqësojnë frymë-marrjen, Skënderbeu Rilindas, po merr frymë, për ti dhënë frymë atdheut më shpëtimtarin.

Urdhri i tij i fundit ka qenë të priten gjithë pemët e fiqve. Sidomos fiku me rrënjë nga qyteti Stalin.

Ka projektuar edhe pasardhësin, i cili ka dhënë prova të forta në luftë me Helenët. I ka shpëtuar vdekjes dhe kërcënimeve Helene disa herë, por flamurin me shkabë, ushtari hero i betejës, mbas i prenë këmbët gjylet e para, e mbante me duar. . .

Mbasi gjylja e radhës i preu dorën e djathtë, e mban me të majtën. . .

Mbasi i preu të djathtën, e mban me të majtën. . .

Mbasi i preu dhe dorën e majtë, e futi në gojë shkopin e Rilindjes dhe e shtrengon me dhëmbë. . .

Duke u zvarritur, hyn në oborrin kryeministror me shkopin në gojë, dhe flamurin. . .

Triumfator këndonte para Skëndërbeut kryeministror!

– ”Kur ne niseshim për marshim,

socialistët qanin me ngashërim..”

– ”Ne p… të sëmës ne po vemi,

kush nuk beson,borxh nuk ja kemi..”

Skëndërbeu i tha Ismail flamurit, të gëzosh flamurin!

Ismail duke mbajtur shkopin në goj pyet:

-Po ku po shkojmë me këtë flamur?

Skendërbeu Kryeministror ju gjegj:

– Mbaj shkopin mos e hiq nga goja!

– Po fluturojme në qiell, Laert Ismaili, e duhet te kemi kujdes nga kometat.

Në pritje të konferencës së shtypit nga Vojsava, do të mësojmë dhe trashëgimtarin e Skëndërbeut të Rilindjes, shkopin e fikut apo fikun e shkopit.

P.s vargje adoptuar nga Shvejku.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here