Basha në Rrogozhinë/ Deklaratë të fortë: Rama do t’ju shndërrojë në skllevër, të cilët mund ti shtypë, ti vjedhë…

0
135

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur takimin me qytetarët e Rrogozhinës. Në fjalën e tij, ai u shpreh se opozita ka një plan që synon ngritjen e ekonomisë, por nuk harroi të kërcënojë edhe një herë oligarkët pranë qeverisë se të gjitha koncensionet e marra në mëynrë të parregullt do të anullohen.

“Rama do t’ju shndërrojë në skllevër, të cilët mund ti shtypë, ti vjedhë, tju vjedhë votat, tju hyjë në shtëpi. Por i ka bërë hesapet pa popullin, pa opozitën dhe armiqve të popullit shqiptar i prishi opozita me djegien e mandateve dhe me largimin nga parlamenti i krimit, për tu kthyer këtu në sheshin e Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë. Vendi ynë është këtu, krahë për krah me ju për të pëmbysur këtë klikë një orë e më parë. Oligarkët shushunja, këta armiq të të shqiptarëve e që mbajnë në këmbë këtë pushtet. Opozita ka një plan për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza me kthimin e parave të shqiptarët dhe anullimin e koncensioneve”, u shpreh Basha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here