Korrupsion masiv tek patentat! 70 milionë lekë në muaj, falë bashkëpunëtorëve të tij në korrupsion, që s’i ndalon asnjë ligj…

0
139

Një korrupsion gjigand në emër të reformave të kreut të saj, Blendi Gonxhja, duket se ka shtrirë tentakulat në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, njohur ndryshe si Drejtoria e Patentave.

Punonjës të atyshëm denoncojnë se fitimet e Gonxhës, shkojnë deri në 70 milionë lekë në muaj, falë bashkëpunëtorëve të tij në korrupsion, që s’i ndalon asnjë ligj.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të kësaj drejtorie, me këtë shënim: “Korrupsion masiv në Drejtorinë e Patentave! Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Unë jam një punonjës i patentave të Tirana!

Ka dy muaj që zotnia Gonxhja më lëvizi, sepse do të bënte gjoja reformë duke zhdukur korrupsionin.

Të thotë vëllai ty nja dy gjona, pasi situata këtu është se janë rritur pazaret!

Ate Bashkimin e patentave edhe pse “Antikorrupsioni” e tha të pushohet, Gonxhja e ka menaxherin kryesor.

Vetëm në patentat e Tiranës, në muaj, Gonxhja merr 65-70 milionë të vjetra në muaj.

Lekët i mbledh Dëfrim Ajazi, që e ka marrë Gonxhja si “Mon Kukaleshi” ose siç ka qënë vetë te bashkia e Tironës me Ed Ramën.

Në gjithe qarqet në muaj merr o zot, sa shumë, s’ma nxë goja të ta them: 400 milionë në muaj merr! Nëse ka bekimin tat, ta boftë zoti hallall, se një % e merr edhe Gjylametja nga Dritan Meta i Inspektoriatit Qëndror Teknik!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here