Moti sot e nesër, do të ketë rënie temperaturash…

0
119

Gadishulli i ballkanit do të ndikohet nga afrimi gradual i qëndrës me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën qëndore e cila do të ifluencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm.

E diel, 7 prill 2019

Moti do të jetë  alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri dendura të pasuara nga rreshje shiu të pakta në mesditë dhe në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me larësi vale 1,0 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore      6/17°C
Zonat e  ulëta       9/21°C
Zonat  bregdetare 10/20°C
E Diel 07 Prill  2019

Kosova për  ditën e diel, 7 prill 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të izoluara. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C  në mëngjes deri në 20°C gradë Celcius në mesditë.

E hënë, 8 prill 2019

Fillimi i javës dt 08 Prill 2019 vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë Veriperëndimor, moti do të jetë  me rreshje shiu intensive me stuhi dhe shkarkesa elektrike në Jugperëndim . Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me larësi vale 1,0 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore      6/11°C
Zonat e  ulëta       10/17°C
Zonat  bregdetare 13/16°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here