Rama “okulisti” që të vret, pastaj kërkon falje…

0
137

Pas procedimit të 13 kuksianëve që i bllokuan rrugën për në Kukës, kryeministrit të vendit Edi Rama ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.

Përmes ironisë, në një status në Facebook, Shehu shprehet se Rama erdhi në Kukës dhe kërkonte të merrte Bashkinë, ndonëse kuksianët i quan të verbër.

Teksa e thërret “okulist” Shehu shton se Rama është nga ata që të vret e pastaj kërkon falje.

 

Doktori okulist, Edi Rama, pasi erdhi ne Kukës me helikopter, ngaqe nuk kishte lek te paguante taksen e rruges, iu shtrua muhabetit me llogje, genjeshtra e mashtrime.

Sipas llogarise se tij, nja 100 kuksiane jane verbuar krejt e mes tyre edhe kryetari i bashkise se Kukesit. Kush proteston eshte i verber, kush i lepihet kryeministrit, eshte i sheruar.
Po kur eshte aq trimosh ky njeriu i helikopterit, pse duhet te procedoje tere ata burra protestues qe sipas Okulistit Rama jane qorra?

Kush do sy, i shet Edi Rama me kile. Po sy ama, qe shikojne gjithmone majtas.
Pse te mos ia japim bashkine e Kukesit Edi Rames, meqe eshte mjeshter per te futur ne burg kuksjanët; per t’i genjyer dhe per t’i ndeshkuar. Por ia falim te gjitha, se ai eshte burre i vertete: te vret, pastaj kerkon falje.

Procedimi i kuksianëve

Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Shkallës së Parë në Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në organizime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here