I prangosur, shqiptari arratiset nga burgu serb

0
159

Raportohet se i riu me inicialet M.P. 29 vjeç, nga Podujeva ka arritur t’i shpëtojë gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas ndërhyrjes që kishte bërë vitin e kaluar.

29-vjeçari shqiptar është arratisur nga burgu i Prokupljes në Serbi.

“Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P.  e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”,- raporton Klan Kosova.

M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here