Të rinjtë i kanë kujtuar Ramës edhe premtimin që bëri kur u zgjodh kryeministër në 2013 se do të hapte 300 mijë vende pune.
Katër djem shqiptarë i kanë dërguar një videomesazh kryeministrit Edi Rama.
Videoja është postuar nga JOQ, është bërë virale pasi të rinjtë shqiptarë janë shprehur se ishin të detyruar që të shkonin në Itali për të punuar.
“O Edi Rama faleminderit na ke futur në punë. Ato 300 mijë vende pune ia ku i kemi këtu në Siçili. Mos ndoshta në Shqipëri, je punësuar vetë ti se ne nuk kemi pa asnjë vend pune. Jemi detyruar të vijmë këtu. Ja këtë na japin këtu (tregon patëllxhanin). Ja shiko ça marrim këtu (tregon patëllxhanin). Sikur ke punësuar 300 mijë veta. Legen burrë, ikni ore ordinera. Rama ik! Rama ik! Rama ik! Rama ik! Poshtë komunizmi!,”-shprehen të rinjtë.