Më 13 prill, protesta më e madhe kombëtare! Ja çfarë paralajmëron Basha…

0
149

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, me temë kryesore aksionin opozitar për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore. Burime për “Koha Jonë” bëjnë me dije se në mbledhje, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga Kryesia që të mobilizohen të gjitha strukturat për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e 13 prillit, ditën e shtunë.

Basha është shprehur se sipas të gjitha sondazheve vendase dhe të huaja, opozita është shumicë.

“Për protestën e 13 prillit duhet një organizim kapilar për të pasur pjesëmarrje edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumice. Qe pas djegies se mandateve, PD ka nje rritje te menjehershme edhe mes te pavendosurve. Jemi shumice absolute ne çdo sondazh te pavarur vendas dhe te huaj”,- mësohet të ketë thënë Basha.

Ai ka shtuar gjithashtu se mbështetja që ka opozita në sondazhe, duhet përkthyer sa më shpejt në votë. “Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Rames dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumice dhe duhet ta tregojmë këtë”, ka deklaruar ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here